“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Idhujt që ekzistonin në kohën e Nuhut kanë mbetur më pas edhe tek arabët. Sa i përket Vedasë, i përkiste fisit kelb, nga vendi Deumetu Xhendel; Suvaja i përkiste fisit hudhejl; Jeguthi fillimisht i përkiste fisit murad e pastaj fisit benu gutajf nga vendi Xhuruf, afër Sebesë; Jeuka i përkiste fisit hemdan; Nesra i përkiste fisit himjer, nga familja dhul kila. Të gjithë këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut, të cilët, kur vdiqën, shejtani i frymëzoi pasardhësit e tyre që nëpër ndejat e veta të vendosin disa figura e t'i emërtojnë sipas emrave të tyre. Ata vepruan kështu, por nuk i adhuronin. E, kur kjo gjeneratë u ndërrua dhe kur historia e tyre u harrua, filluan të adhuroheshin.””