“Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Vekiu nga Ali ibn Mubareku se Jahja ibn Ebu Kethiri tregon se e ka pyetur Ebu Seleme ibn Abdurrahmanin se cila pjesë e Kuranit ka zbritur e para, e në atë rast ai i është përgjigjur: “O ti i mbështjellë!” (Mudethir, 1) I thashë: “Po thonë se e para ka zbritur surja: “Lexo! Me Emrin e Zotit tënd, i Cili ka krijuar çdo gjë.” (Alak, 1) Ebu Seleme ia ktheu: “E kam pyetur Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kësaj dhe i kam thënë të njëjtën gjë që ma the ti mua, por ai ma ktheu: “S'të tregoj tjetër pos asaj që na ka treguar i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili ka thënë: “Qëndroja në shpellën Hira dhe, kur mbarova qëndrimin tim aty, pas një periudhe kohore, duke zbritur nga atje, dikush më thirri. Shikova në të djathtë, por nuk pashë asgjë, pastaj shikova në të majtë, por sërish nuk pashë asgjë. As para vetes nuk shihja gjë. Shikova edhe mbrapa, por nuk pashë gjë. Kur ngrita shikimin drejt qiellit, pashë diçka. Shkova te Hadixhja dhe thashë: “Më mbuloni dhe më mbushni pak ujë të ftoftë!” Andaj më mbuluan dhe më mbushën pak ujë të ftohtë.” Atëherë Allahu i zbriti ajetet: “O ti i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje!” (Mudethir, 1-3)”