“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Harbi se Jahjai tregon se e ka pyetur Ebu Selemen se cila pjesë e Kuranit ka zbritur e para, e në atë rast ai i është përgjigjur: “O ti i mbështjellë!” (Mudethir, 1) I thashë: “Më është thënë se surja: “Lexo! Me Emrin e Zotit tënd, i Cili ka krijuar çdo gjë” (Alak, 1) ka zbritur e para. Ebu Seleme ia ktheu: “E kam pyetur Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se cila pjesë e Kuranit ka zbritur e para, më ka thënë: “O ti i mbështjellë!” (Mudethir, 1) I thashë: “Por, mua më është thënë se ka qenë surja: “Lexo! Me Emrin e Zotit tënd, i Cili ka krijuar çdo gjë.” (Alak, 1) Tha: “S'të tregoj tjetër pos asaj që na ka treguar i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili ka thënë: “Qëndroja në shpellën Hira dhe, kur mbarova qëndrimin tim aty, teksa po zbritja teposhtë luginës, dikush më thirri. Shikova para vetes, prapa, në të djathtë dhe në të majtë, kur ja, ai (meleku) qëndronte ulur në një fron, midis qiellit dhe Tokës. Shkova te Hadixhja dhe thashë: “Më mbuloni dhe më mbushni pak ujë të ftohtë! Atëherë Allahu më shpalli: “O ti i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje.” (Mudethir, 1-3)”