“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ebu Aishe - i cili ishte i besueshëm - e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ i zbriste shpallja, ai e lëvizte gjuhën me shpejtësi duke u munduar ta mbante në mend. Prandaj, Allahu zbriti ajetin: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde.” (Kijame, 16)”