“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po tregonte rreth periudhës së ndërprerjes së shpalljes, tha: “Ndërsa ecja, dëgjova një zë nga qielli. Kur ngrita shikimin drejt qiellit, pashë të njëjtin melek që më pati ardhur në shpellën Hira, ulur në një karrige ndërmjet qiellit dhe Tokës. Më kaploi frika nga kjo pamje, saqë rashë përtokë, pastaj shkova te bashkëshortja ime dhe i thashë: “Më mbuloni! Më mbuloni!” Pasi më mbuluan, Allahu shpalli: “O ti, i mbështjellë! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Petkat e tua pastroji! Dhe largohu nga ndyrësia!” (Mudethir, 1-5) Ebu Seleme thotë: “Me fjalën ﴾الرُّجْزَ﴿ (ndyrësia) janë për qëllim idhujt. Që atëherë shpallja vazhdoi të zbriste pandërprerë.””