“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!”, (Kijame, 16) ka thënë: “Kur Xhibrili ia sillte shpalljen të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai lëvizte gjuhën dhe buzët për ta përsëritur, gjë që e mundonte dhe kjo vërehej tek ai. Prandaj, Allahu zbriti ajetin e sures Kijame: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde. Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij . ” (Kijame, 16-17) Pra, Ne e kemi marrë përsipër ta tubojmë atë në gjoksin tënd dhe ta lexojmë: “ E kur e lexojmë, ti përcille leximin e tij !” (Kijame, 18) Pra, kur ta zbresim Kuranin, dëgjoje me vëmendje. “Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 19) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta shpjegojmë atë nëpërmjet gjuhës sate. Pas kësaj, kur i vinte Xhibrili, e dëgjonte me vëmendje, e, kur shkonte, e lexonte ashtu siç ia kishte zbritur Allahu. ﴾ أَوْلَى لَكَ فَأَوْلَى ﴿ “Mjerë ti! Mjerë t!”: Kërcënim (34).”