“Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Ubejdullahu nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim me Pejgamberin ﷺ, iu shpall surja Murselat. Ne e mësonim atë nga goja e tij. Papritmas, na doli një gjarpër nga një vrimë, të cilit iu vërsulëm për ta mbytur, por ai na iku dhe u fut sërish në vrimë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “I shpëtoi së keqes suaj ashtu siç i shpëtuat ju të keqes së tij.””