“Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im nga Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të parët nga shokët e Pejgamberit ﷺ që erdhën te ne (në Medinë) janë Musab ibn Umejri dhe Ibn Umu Mektumi, të cilët zunë të na e mësojnë Kuranin. Pastaj erdhën Amari, Bilali dhe Sadi, e pas tyre Omer ibn Hatabi me njëzet veta, e, në fund, erdhi edhe Pejgamberi ﷺ. Kurrë nuk i kam parë banorët e Medinës më të gëzuar se atë ditë, saqë mbarë fëmijët thërrisnin gjithandej: “Erdhi i Dërguari i Allahut!” Nuk shkoi shumë prej ardhjes së tij derisa mësova suren Aëla: “Madhëroje Emrin e Zotit tënd të Lartësuar!”, bashkë me disa sure të tjera të përafërta me të.””