“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Zema (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar hutben e Pejgamberit ﷺ, ku pati përmendur devenë (e Salihut ﷺ) dhe personin që e kishte therur atë, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e lexoi ajetin: “Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë” (Shems, 12) dhe tha: “U ngrit një burrë me famë, me pozitë dhe nam në mesin e popullit të vet, sikurse Ebu Zema .” Pastaj, i përmendi gratë dhe tha: “Si ndodh që ndonjëri prej jush ta rrahë gruan e tij siç e rrah robin e, pastaj, po atë natë, i afrohet asaj në shtrat?!” Më pas, i këshilloi të mos qeshin kur dikush liron gazra dhe tha: “Përse të qeshë dikush me veprën e vet?” Ebu Muaviu ka thënë: “Na ka treguar Hishami nga babai i tij, e ky nga Abdullah ibn Zema se Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”... sikurse Ebu Zema, xhaxhai i Zubejr ibn Avamit.””