“Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Shkova në Sham bashkë me disa shokë të Abdullah ibn Mesudit, gjë për të cilën mori vesh Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), prandaj erdhi dhe na pyeti: - A keni dikë që di të lexojë mirë Kuran? - Po, - i thamë. - Cili është më i miri? - tha ai. Ata bënë me shenjë nga unë, e në atë rast ai më tha: “Lexo! Unë e lexova: "Betohem në natën që e mbulon terri, betohem në ditën kur shkrep,” dhe betohem në mashkullin dhe femrën! (Lejl, 1-3) - E ke dëgjuar nga goja e shokut tënd (Abdullahut)? - më pyeti. - Po, - i thashë. - Ndërkaq, unë e kam dëgjuar nga goja e Pejgamberit ﷺ, por këta (banorët e Shamit) na bëjnë presion (në lidhje me mënyrën time të leximit).”