“Omeri na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Ibrahimi tregon: “Shokët e Abdullah ibn Mesudit erdhën për ta vizituar Ebu Derdain (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ai i kërkoi dhe, kur i gjeti, u tha: - Cili prej jush di të lexojë Kuran sipas kiraetit të Abdullahut? - Të gjithë ne, - thanë. - Cili prej jush di më së shumti përmendsh? - pyeti ai dhe ata bënë me shenjë nga Alkame. - Si e ke dëgjuar ta lexojë suren Lejl? - pyeti. - Betohem në mashkullin dhe femrën! (Lejl, 3) - iu përgjigj Alkame. - Dëshmoj se edhe unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke e lexuar kështu, kurse këta (banorët e Shamit) po kërkojnë prej meje ta lexoj: “Betohem në Atë që krijoi mashkullin dhe femrën!” Por, betohem në Allahun se nuk do t'i dëgjoj.””