“Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Sulejmani, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një varrim, i Dërguari i Allahut ﷺ mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: ose në Zjarr , ose në Xhenet .” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i Allahut, atëherë, pra, a të mbështetemi (në caktim, e t'i lëmë veprat)? - “Jo, por punoni, sepse çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar) : “Sa për atë që jep , ka frikë (nga Allahu) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit) , Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit”, (Lejl, 5-7) - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Shuëbe ka thënë: “Këtë ma ka transmetuar edhe Mensuri prej hadithit të Sulejmanit, ndonëse për mua nuk ishte i panjohur.””