“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhafer Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Esved ibn Kajsi se Xhundub Bexheliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Më duket se të paska braktisur shejtani yt.” Atëherë zbriti ajeti: “Zoti yt nuk të ka braktisur e nuk të urren!” (Duha, 3)”