“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Esved ibn Kajsi se Xhundub ibn Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u sëmur, andaj nuk fali namaz nate dy ose tri net. Një grua vajti e i tha: “O Muhamed! Më duket se të paska braktisur shejtani yt. Ka dy-tri net që nuk e kam parë të të afrohet. Kështu, Allahu i Lartësuar i shpalli ajetet: “Betohem në shkëlqimin e paradites dhe në natën kur errësohet e qetësohet, se Zoti yt nuk të ka braktisur e nuk të urren (o Muhamed)!” (Duha, 1-3)”