“Ahmed ibn Ebu Davud Ebu Xhafer Munadiu na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Urve nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubej ibn Kabit: - “Allahu më urdhëroi të lexoj para teje një pjesë nga Kurani.” - Allahu më përmendi me emër, vallë?! - pyeti Ubeji. - “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Më paska përmendur Zoti i botëve?! - shtoi Ubeji. - “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Atëherë Ubejit i rrodhën sytë lot.”