“Halid ibn Jezid Kahiliu na ka thënë: Na ka treguar Israili nga Ebu Is'haku se Ebu Ubejde tregon se e ka pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne të kemi dhënë ty Keutherin”, (Keuther, 1) e në atë rast ajo i është përgjigjur: “Një lumë që i është dhuruar Pejgamberit tuaj ﷺ, në dy anët e të cilit ka margaritarë të zgavërta, ndërsa enët pranë tij janë sa numri i yjeve. Këtë e kanë transmetuar edhe Zekerija, Ebu Ahvasi dhe Mutarrifi nga Ebu Is'haku.”