“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Ebu Bishri nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se Keutheri është mirësia e madhe që Allahu ia ka dhënë atij (Pejgamberit ﷺ). Ebu Bishri ka thënë: “E pyeta Seid ibn Xhubejrin: “Por, disa njerëz po pretendojnë se është fjala për një lumë në Xhenet?” - Edhe lumi që është në Xhenet është prej të mirave që Allahu ia ka dhënë atij, - u përgjigj Seidi.””