“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “I biri i Ademit më përgënjeshtron, kurse atij nuk i takon të bëjë një gjë të tillë. Po ashtu, ai më shan, porse as kjo nuk i takon. Përgënjeshtrim janë fjalët e tij: “Ai (Allahu) nuk mund të më ringjallë siç më ka krijuar fillimisht"; ndërkaq krijimi fillestar nuk është më i lehtë se ringjallja. E, sharja që më bën Mua janë fjalët e tij: “Allahu ka fëmijë”, ndërkohë Unë jam i Vetmi. Të gjitha krijesat kanë nevojë për Mua; as kam lindur, as jam i lindur dhe askush s'më ngjan Mua.””