“Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “I biri i Ademit më përgënjeshtron, kurse atij nuk i takon të bëjë një gjë të tillë. Po ashtu, ai më shan, porse as kjo nuk i takon. Përgënjeshtrim janë fjalët e tij se Unë nuk do të mund ta ringjall atë siç e kam krijuar herën e parë. E, sa i përket sharjes që më bën Mua, janë fjalët e tij: “Allahu ka fëmijë”, ndërkaq Unë jam i Vetmi. Të gjitha krijesat kanë nevojë për Mua; as kam lindur, as jam i lindur dhe askush s'më ngjan Mua: “As ka lindur e as është i lindur dhe askush nuk i përngjan Atij.” (Ihlas, 3-4)”