“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Asimi dhe Abde se Zirr ibn Hubejshi tregon se e ka pyetur Ubej ibn Kabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për dy suret kërkimmbrojtëse (Felek dhe Nas), e në atë rast ai i është përgjigjur: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë e ai më ka thënë: “Ashtu më është thënë, andaj ashtu e them edhe unë.” Kështu, edhe ne themi ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ.””