“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Othmani e urdhëroi Zejd ibn Thabitin, Seid ibn Asin, Abdullah ibn Zubejrin dhe Abdurrahman ibn Harith ibn Hishamin që t'i kopjonin ajetet në mus'hafe dhe u tha: “Po qe se keni kundërshtime me Zejd ibn Thabitin në diçka prej arabishtes së Kuranit, shkruajeni sipas dialektit të kurejshëve, sepse Kurani ka zbritur në dialektin e tyre.” Dhe, ata ashtu vepruan.””