“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Atai. [t]: Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai, e këtij i ka rrëfyer Safvan ibn Jala ibn Umeje se Jala (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjithnjë thoshte: “Ah, sikur ta shihja të Dërguarin e Allahut ﷺ në momentet kur i zbriste shpallja!” Kështu, një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në Xhiëranë së bashku me disa shokë të tij dhe sipër kishte një rrobë që i bënte hije, një burrë i lyer me parfum vajti e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë thua për një person që hyn në ihram me xhybe, duke qenë i lyer me parfum?” Pejgamberi ﷺ priti pak çaste derisa i zbriti shpallja. Omeri e thirri Jalën, i cili erdhi dhe futi kokën nën rrobën që bënte hije dhe pa se Pejgamberit ﷺ i ishte skuqur fytyra dhe po gërhiste. Pasi u kthjell, tha: “Ku mbeti ai që pak më parë pyeti rreth umrës?” Pasi e kërkuan dhe e sollën te Pejgamberi ﷺ, ai i tha: “Pastroje parfumin nga trupi tri herë, kurse xhyben zhvishe, pastaj vepro gjatë umrës ato që i vepron gjatë haxhit.””