“Ibn Shihabi na ka thënë: Më ka rrëfyer Harixhe, i biri i Zejd ibn Thabitit, se babai i tij Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur e kopjuam mus'hafin, më mungonte një ajet i sures Ahzab, ajet të cilin e pata dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e lexuar më herët. Kështu, e kërkuam derisa e gjetëm te Huzejme ibn Thabit Ensariu (të shënuar): “Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (Ahzab, 23) Pastaj ia bashkëngjitëm sures përkatëse në mus'haf.””