“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Jusuf ibn Mahaku tregon: “Teksa isha te nëna e besimtarëve, tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi një irakian dhe i tha: - Cili qefin është më i miri? - Mjerë ti! E çfarë rëndësie ka? - ia ktheu Aishja. - Oj nëna e besimtarëve! Ma trego mus'hafin tënd! - tha ai. - Pse? - e pyeti Aishja. - Që ta shkruaj Kuranin duke u bazuar në të, sepse ai po lexohet ndryshe nga ajo që është e shkruar - iu përgjigj ai. - E çfarë rëndësie ka cilën e lexon më herët? Realisht, surja e parë e Kuranit që ka zbritur është njëra prej sureve mufesal, në të cilën përmendet Xheneti dhe Zjarri, e, kur njerëzit u forcuan në Islam, zbritën dispozitat për hallallin dhe haramin. Po të zbriste në fillim: “Mos pini alkool!”, do të thoshin: “Kurrë s'do ta lëmë alkoolin.” Po të zbriste: “Mos bëni zina!”, do të thoshin: “Kurrë s'do ta lëmë zinanë.” Ajeti: “Madje, Kiameti do të jetë takimi i tyre dhe Kiameti do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët” (Kamer, 46) i ka zbritur Muhamedit ﷺ në Mekë, kur unë isha vajzë e re. E, sa i përket sures Bekare dhe sures Nisa, ato kanë zbritur pasi jam martuar me të ﷺ.” Pastaj, ajo e nxori mus'hafin dhe ia diktoi ajetet e disa sureve.””