“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja nga Sufjani, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ubeji është më i dituri nga ne për Kuranin, por disa fjalë të Ubejit nuk i pranojmë, sepse ai thotë: “Unë e kam pranuar kështu nga goja e të Dërguarit të Allahut ﷺ, andaj nuk lë asnjë ajet për asgjë.” Ndërkaq, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Për çdo ajet (Kurani) që Ne e shfuqizojmë ose që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të.” (Bekare, 106)”