“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po falesha, Pejgamberi ﷺ më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Pastaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret...”? ” (Enfal, 24) Pastaj më tha: “A dëshiron të ta mësoj suren më madhështore në Kuran para se të dalësh nga xhamia?” Pastaj më mori për dore dhe, para se të dilnim prej xhamisë, i thashë: “A nuk më the më parë: “A dëshiron të ta mësoj suren më madhështore në Kuran?” Ai tha: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.” (Surja Fatiha) Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur. ””