“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka treguar Hishami nga Muhamedi, e ky nga Mabedi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim në një udhëtim, u ndalëm për të pushuar. Një vajzë erdhi dhe na tha: “Na është sëmurur prijësi i fisit dhe nuk kemi askënd (që ta ndihmojë). Vallë, mos dikush nga ju di të bëjë rukje? Njëri prej nesh, për të cilin nuk ishim në dijeni se dinte të bënte rukje, shkoi me të dhe prijësi i fisit u shërua. Si rrjedhojë, urdhëroi që të na jepeshin tridhjetë dele si dhe na ushqeu me qumësht. Me t'u kthyer, personin në fjalë e pyetëm: “Vallë, ditke të bësh rukje?” Ose: “Ke bërë rukje më parë?” Ai u përgjigj: “Jo. Unë bëra rukje vetëm me suren Fatiha.” Ne thamë: “Mos veproni asgjë pa e pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ.” Kur arritëm në Medinë, i treguam Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai tha: “Si e dinte ai që ajo (surja Fatiha) është rukje? (Pastaj tha:) Ndajini delet mes vete dhe më lini një hise mua!” Ebu Mameri ka thënë: “Këtë na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini, e këtij i ka treguar Mabed ibn Sirini nga Ebu Seid Hudriu.”