“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë po lexonte suren Kehf, ndërkohë që përskaj kishte një kalë të lidhur me dy kapistra. Sakaq, një re e mbuloi atë dhe vinte duke u afruar, saqë dhe kali filloi të trembej. Kur agoi, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi. Ai tha: “Ajo ka qenë qetësia, që ka zbritur për shkak të Kuranit.””