“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Mufadali nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Çdo natë, kur Pejgamberi ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suret Ihlas, Felek dhe Nas, e më pas e përshkonte trupin sa kishte mundësi. Fillonte nga koka dhe fytyra duke vazhduar pastaj me pjesën e mbetur. Kështu vepronte tri herë radhazi.””