“Ali ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Dhekvanin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zilia është e ndaluar, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu ia ka mundësuar të mësojë Kuranin dhe ai e lexon atë natë e ditë, kështu që, kur fqinji e dëgjon, thotë: “Ah, sikur të më mundësohej edhe mua njëjtë sikurse filanit, të veproja siç vepron ai, 2. Ndaj personit që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon në mirësi, kështu që njeriu thotë: “Ah, sikur të më jepej edhe mua njëjtë sikurse filanit, të veproja siç vepron ai!””