“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Alkame ibn Merthedi, e ky e ka dëgjuar Sad ibn Ubejden nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin e pastaj ua mëson të tjerëve.” Ebu Abdurrahman Sulemiu (i cili e përcjell këtë hadith nga Othmani), pasi që ua kishte mësuar njerëzve Kuranin, prej kohës kur ishte në pushtet Othmani e deri në kohën e Haxhaxhit, thotë: “Ky hadith ka bërë të ulem në karrigen që jam sot.””