“Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sa keq është kur dikush thotë: “E kam harruar këtë ose atë ajet!” Përkundrazi, i është marrë nga kujtesa. Andaj, përsëriteni Kuranin, sepse ai ikën nga gjoksi më shpejt sesa deveja (që ikën nga litari) .” Othmani na ka thënë: “Njëjtë na ka treguar edhe Xheriri nga Mensuri. Transmetimin e Shuëbes e fuqizon Bishri nga Ibn Mubareku, e ky nga Shuëbe. Po ashtu, këtë transmetim e fuqizon edhe Ibn Xhurejxhi nga Abde, e ky nga Shekiku (i cili thotë): “E kam dëgjuar Abdullahun të thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.””