“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbani lidhje të vazhdueshme me Kuranin, sepse, betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ai largohet më shpejt sesa deveja kur zgjidhet nga litari.””