“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu nga Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, i çrobëruari i fisit benu zuhra, e ky nga Ebu Seleme se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Lexoje Kuranin për një muaj!” Unë i thashë: “Mundem më shumë.” Ai më tha: “Atëherë lexoje në çdo shtatë ditë e mos shto më shumë!””