“Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahjai nga Sufjani, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide, e ky nga Abdullahu, - Jahjai ka thënë: Një pjesë e hadithit të Amër ibn Murrës, - më ka thënë Pejgamberi ﷺ. [t]: Musededi na ka treguar se Jahjai transmeton nga Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide, e ky nga Abdullahu, e këtij i ka thënë Ameshi se një pjesë të hadithit ia ka treguar Amër ibn Murra, e ky nga Ibrahimi dhe nga babai i tij, e këta nga Ebu Duha se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Më lexo!” Unë i thashë: “Të të lexoj ty, ndërkohë që ty të ka zbritur!?” Ai tha: “Kam dëshirë ta dëgjoj prej dikujt tjetër!” Kështu, lexova suren Nisa derisa arrita tek ajeti: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitar mbi ta?!”, (Nisa, 41) e në atë rast më tha: “Mjaft! - ose ka thënë: Ndalu!” - Pastaj pashë se sytë i lotonin.””