“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harith Tejmiu, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Në mesin tuaj do të paraqiten disa njerëz që ju do ta përbuzni namazin tuaj karshi namazit të tyre; agjërimin tuaj karshi agjërimit të tyre dhe veprat tuaja karshi veprave të tyre. E lexojnë Kuranin, porse nuk arrin të kalojë përtej fyteve të tyre. Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta anë e përtej gjahut, saqë, kur (shigjetari) shikon në majën e shigjetës, nuk sheh gjë (asnjë gjurmë gjaku) , pastaj shikon shigjetën dhe fundin e saj, por nuk sheh gjë.””