“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja nga Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Besimtari që e lexon Kuranin dhe punon sipas tij i shëmbëllen qitros: aromën e ka të mirë, por edhe shijen e ka të mirë. Besimtari që nuk e lexon Kuranin, por punon sipas tij, i shëmbëllen hurmës: ndonëse nuk ka aromë, shijen e ka të ëmbël. Ndërkaq, hipokriti që e lexon Kuranin i shëmbëllen borzilokut: aromën e ka të mirë, porse shijen e ka të hidhur. E, hipokriti që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen kungullit të egër : shijen e ka të hidhët, - ose ka thënë: të keqe, - dhe erën e ka të rëndë.””