“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Ebu Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tre persona vajtën te shtëpitë e grave të Pejgamberit ﷺ, për të pyetur për adhurimin e tij. Pasi e morën përgjigjen, veprat e Pejgamberit ﷺ iu dukën të pakta (për veten e tyre), andaj thanë: “E ku jemi ne kundrejt Pejgamberit ﷺ?! Atij Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet: të kaluarat dhe të ardhshmet.” Kështu, njëri tha: “Sa më përket mua, do të falem tërë natën, përgjithmonë.” I dyti tha: “Unë do të agjëroj tërë kohën, e nuk do ta ndërpres.” I treti tha: “Unë do t'u largohem grave dhe nuk do të martohem asnjëherë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe tha: “Ju jeni ata që keni thënë kështu e ashtu? Për Allahun, unë e kam frikë Allahun më shumë se ju dhe jam më i devotshëm se ju, mirëpo agjëroj dhe ha, falem (natën) dhe fle, e edhe martohem. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.””