“Aliu transmeton se e ka dëgjuar Hasan ibn Ibrahimin nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Zuhriu se Urve ibn Zubejri tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ajetin: “Nëse keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri ose me katër. E, nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” (Nisa, 3) - O biri i motrës sime, fjala është për jetimen që jeton në shtëpinë e kujdestarit të saj, ndërsa atij i pëlqen pasuria dhe bukuria e saj, andaj dëshiron të martohet me të me më pak mehër sesa është tradita (për femrat e kategorisë së saj). Prandaj, janë ndaluar të martohen me to, përveç nëse tregohen të drejtë dhe u japin mehrin e plotë, ndërkohë u është lejuar të martohen me këdo prej grave të tjera, - iu përgjigj Aishja.”