“Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademiu na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ (gjatë kohës sa ishte në rrugëtim) e ndalte devenë e tij dhe falej në drejtim të saj. Nafiu e pyeti Ibn Omerin: “E çfarë nëse devetë trazohen?” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ e merrte shalën dhe falej në drejtim të kaptellit të saj. Kështu vepronte edhe Ibn Omeri.””