“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po na barazoni me qentë dhe gomarët! Unë qëndroja shtrirë në shtrat e Pejgamberi ﷺ lidhej në namaz në mes të shtratit tim. Më vinte keq t'i qëndroja përballë teksa falej, andaj zvarritesha drejt qoshes së shtratit derisa dilja nga shtroja.””