“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im nga Sulejmani, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i thashë: “O i Dërguari i Allahut, sikur të ndaleshe në një luginë, në të cilën gjen një pemë që dikush ka ngrënë prej saj, si dhe një pemë tjetër në të cilën nuk është ngrënë, në cilën prej këtyre do ta kullosje devenë tënde?” Ai tha: “Në atë që nuk është kullotur.” Pra, aludonte se i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ishte martuar me beqare, pos saj.””