“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “Të kam parë në ëndërr dy herë me një petk prej mëndafshi duke të të bartur një njeri, i cili më thoshte: “Kjo është gruaja jote.” Kur e zbuloja, më dilje ti.” Unë thosha: “Nëse kjo (ëndërr) është prej Allahut, Ai do ta bëjë realitet.””