“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Sejari nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim duke u kthyer me Pejgamberin ﷺ prej një beteje, unë doja të nxitoja me një deve timen të ngadalshme. Një kalorës pas meje më arriti, e thumboi devenë time me një hosten të tij (shkop me një thumb në majë) dhe deveja shpejtoi si të ishte deveja më e mirë që ke parë. Kur ja, ai ishte Pejgamberi ﷺ, i cili më tha: - “Çka po të ngut?” - Jam martuar rishtazi, - i thashë. - “Me beqare apo me të ve?” - më pyeti. - Me të ve. - “Pse nuk e ke marrë të re, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?” Kur u afruam për të hyrë (në Medinë), Pejgamberi ﷺ tha: “Pritni! Mos hyni, derisa të vijë mbrëmja, ashtu që të krihet e pakrehura dhe të rruhet (pastrohet) ajo që i ka munguar burri.””