“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharibi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u martova, i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: - “Me çfarë je martuar?” - Jam martuar me një të ve, - i thashë. - “Pse nuk more beqare, që të dëfrehesh me të?” Këtë ia kam përmendur Amër ibn Dinarit e ai më ka thënë: “E kam dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun të thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më pati thënë: “Pse nuk e ke marrë të re, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?””