“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Hudhejfe ibn Utbe ibn Rebia ibn Abdushemsi, një nga pjesëmarrësit në Bedër, e kishte birësuar Salimin dhe e kishte martuar me vajzën e vëllait të tij, Hind bint Velid ibn Utbe ibn Rabian, ashtu siç e pati birësuar Pejgamberi ﷺ Zejdin. Salimi ishte rob i liruar i një gruaje ensare. Në kohën paraislame, kur një njeri birësonte dikë, njerëzit e thërrisnin në emër të tij dhe ai e trashëgonte atë. Kjo, derisa Allahu e zbriti ajetin: “Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë”, (Ahzab, 5) e në atë rast ata i kthyen tek etërit e tyre. E, nëse nuk i dihej i ati, ai mbetej rob i liruar dhe vëlla prej fesë. Sehla bint Suhejl ibn Amër Kureshiu Amiriu, e cila ishte gruaja e Ebu Hudhejfes, vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, ne e llogaritnim Salimin djalë tonin, ndërsa Allahu ka zbritur për birësimin atë që ti tanimë e di.””