“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hyri te Dubae bint Zubejri e i tha: - “Ndoshta dëshiron të shkosh në haxh?” - Betohem në Allahun se jam e sëmurë, - tha ajo. - “Nisu për haxh dhe kushtëzo duke thënë: “O Allah, vendi i lirimit tim prej ihramit është aty ku më ndalon Ti”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Ajo ishte gruaja e Mikdad ibn Esvedit.””