“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Katër gjëra e nxisin martesën me një femër: 1. Pasuria, 2. Prejardhja, 3. Bukuria dhe 4. Feja e saj. Zgjidhe fetaren, t'u pluhurosshin duart (të jesh i lumtur) !””