“Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri (i pasur) kaloi pranë të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Çfarë thoni për këtë?” - Nëse kërkon të martohet, është meritor për martesë, e, nëse ndërmjetëson, i pranohet, nëse flet, i dëgjohet fjala, - thanë të pranishmit. Ai heshti dhe, kur kaloi një musliman i varfër, i pyeti: - “Po për këtë, çfarë thoni?” - Nëse kërkon të martohet, nuk i jepet, nëse ndërmjetëson, nuk i pranohet dhe, nëse flet, nuk i dëgjohet fjala, - thanë ata. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ç'është e vërteta, ky është më i mirë sesa toka plot me njerëz sikurse ai i pari.””