“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “ Për shkak të Berirës patën zbritur tri dispozita : ajo u lirua (prej robërisë) dhe iu dha mundësia të zgjedhë (të vazhdojë kurorën apo të shkurorëzohet). I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Njëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi (në shtëpi) dhe tenxherja ishte mbi zjarr. Kur i ofruan bukë me ngjëratë, ai pyeti: - “A nuk e pashë tenxheren?” - Aty ka mish sadakaje që i është dhënë Berirës, kurse ti nuk e ha sadakanë, - i thanë. - “Ajo është sadaka për të, kurse për ne është dhuratë”, - tha Pejgamberi ﷺ.””